Pamjet nga uzina e armëve në Gramsh, ku ruset tentuan të futen. Sulmuam me lëndë kimike dy ushtarë shqiptarë

Aug 20, 2022 | 23:00
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka siguruar pamjet nga uzina e armëve në Gramsh, ku tre rusë tentuan të futeshin duke u përballur me rezistencën e ushtarëve shqiptarë. Këta të fundit mbetën të lënduar, pasi dyshohet se ndaj tyre u hodh lëndë kimike.

Pamjet pranë uzinës janë bërë disa orë pas incidentit, ndërsa sic shihet kjo është një zonë e ndalur dhe nuk lejohen të futen persona të paautorizuar.

Panorama.al mëson se rusët dyshohet se janë agjentë spiunazhi dhe prej një javë shiheshin herë pas herë në Uzinë.

Sot, ata kanë tentuar që të futen brenda uzinës, por janë përballur me dy ushtarët shqiptarë.

Burime për korrespondentin e Panorama bëhet e ditur, se një nga rusët u arrestua në Gramsh, ndërsa dy të tjerë në Cërrik, ndërsa mësohet se e përfshirë në këtë ngjarja është edhe një femër, e cila është shpallur në kërkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura