Pamjet/ Një nga viktimat i shtrirë në rrugë, detaje nga atentati me 2 të vrarë në Shkodër! Policia sekuestron kamerat e sigurisë

Oct 30, 2024 | 16:27
SHPËRNDAJE

Shkodra u trondit nga një krim i rëndë, ku 2 persona raportohet se janë vrarë, ndersa dy te tjere ndodhen në spital ne gjendje te rende per jeten.

Siç duket edhe në këto pamje, një nga viktimat ndodhet i shtrirë në mes të rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe disa makina.

Raportohet se 3 personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Dyshohet se nje nga viktimat eshte Hamza Lici, vellai i Ibrahim Licit i njohur si i forti i Shkodres. Ndersa viktima e dyte raportohet te jete nje kalimtare e rastit.

Nderkohe qe raportohet se eshte ne gjendje te rende per jeten, Arlind Bushati,djali i kandidatit te PD per bashkine e Shkodres, Xhemal Bushati. Po ashtu ne spital eshte derguar dhe nje person tjeter, i cili ndodhet ne gjendje te rende.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise per te hedhur drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Nderkohë jane ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura