PAMJET/ Njolla gjaku në rrugë, vendi ku u vra me sende të forta i moshuari, Xhemal Meta

Jan 15, 2025 | 12:56
SHPËRNDAJE

Një i moshuar është vrarë me sende të forta në fshatin Shëngjin i vogël në Qafë Mollë të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë (13 janar), ndërsa sot policia tha se pas ekspertizës rezultoi që viktima kishte plagë në kokë të shkaktuara me sende të forta.


Panorama Online sjell pamjet nga vendi ku u vra  81-vjeçari, Xhemal Meta, ku siç shihet janë ende njollat e gjakut.

Mësohet se për ngjarjen janë shoqëruar rreth 20 persona, banorë të zonës.  Të afërm të viktimës kanë deklaruar se i moshuari nuk kishte konflikte.

I moshuari jetonte vetëm dhe se familja e tij banonte në Tiranë.

Njoftimi i policise per ngjarjen

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura