Kazanët e mbeturinave në bulevardin Aqif Pasha në afërsi të një supermarketi te kryqëzimi i 1 majit në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët e zjarrit njëri pas tjetrit, mbrëmjen e kësaj të marte.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi të cilat krijuan shqetësim te banorët e zonës.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit në kazanët e mbeturinave.
Një nga pistat kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme. Po këqyrën pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al