Pamjet/ Sherr i dhunshëm në një festë në Greqi, plagosen dy nënkryetarë bashkie, shikoni si ‘fluturojnë’ karriget

Sep 22, 2024 | 13:10
SHPËRNDAJE

sherr greqi

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku kanë mbetur të plagosur edhe dy nënkryetarë bashkie. Sipas mediave helene ngjarja ndodhi gjatë një festivali në sheshin Grigoriou Lambrakis, në Korydallos.

Mes të plagosurve është edhe nënkryetari i Bashkisë Korydallos, Charalambos Tsirakdis, i cili u sulmua gjatë përleshjes së ashpër teksa po i afrohej vendit të ngjarjes për të qetësuar situatën.

“Nuk e kam idenë se si dhe pse filloi sherri. Unë isha ulur në anën e kundërt dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte. Ne ishim bashkë me persona të tjerë nga komuna dhe pamë që diçka po ndodhte dhe shkuam t’i ndajmë. Sapo na panë që po afroheshim, mua dhe nënkryetart tjetër, filluan të na gjuanin me tavolina e karrige. Nuk mbaj mend as sa njerëz ishin”, tregon Tsirakis, i shtruar në spital me lëndime në krahun e majtë dhe në shpinë.

Në Spitalin e Atikës u transferua edhe nënkryetari i dytë i Koridallos, i cili e ka pësuar dëmtime në kokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura