Pamje të rënda/ Momenti kur ndodh shpërthimi në një treg në Liban, deri tani 9 viktima dhe mbi 2800 të plagosur! Hezbollahu akuzon Izraelin

Sep 17, 2024 | 18:34
SHPËRNDAJE

Deri tani raportohet për 9 persona të vdekur dhe mbi 2800 të plagosur si pasojë e shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të grupit libanez Hezbollah.

shperthimi ne liban

Për këtë sulm Hezbollahu ka akuzuar Izraelin, duke paralajmëruar se do t’i përgjigjen.

Ndërkohë në pamjet e shpërndara nëpër rrjetet sociale shihet momenti kur ka ndodhur një shpërthim në një treg.

Shpërthimi thuhet se erdhi nga xhepi i një personi që ndodhej aty afër.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se mes personave të plagosur është edhe ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani.

Çfarë janë pagers dhe pse po i përdorte Hezbollahu?

Shumë do të pyesin pse Hezbollahu po përdorte pager në 2024.

Metoda e vjetër e komunikimit u favorizua në dukje nga grupi Hezbollah veçanërisht për faktin se nuk ishte teknologjia më e fundit.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah më parë i paralajmëroi anëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, sepse Izraeli mund t’i përdorte për të gjurmuar lëvizjet e tyre.

Nga ana tjetër, pagers, në teori, nuk paraqesin një problem të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura