Pamjet/ Vlora dhe Fieri nën ujë, përmbyten rrugë dhe biznese! Vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve

Oct 4, 2024 | 17:25
SHPËRNDAJE

Kjo e premte e ka gjetur vendin tonën në pushtetin e ujit. Në Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese.

permbytje vlore fier

Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në Vlorë rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali” janë përmbytur nga ujërat e shumtë  ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.

Edhe Rruga lidhëse e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji.

1 2 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura