Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka përfunduar në spital pas një dëmtimi të pësuar në kokë gjatë seancës së sotme stërvitore, pasi pati një përplasjeje të fortë me Pavloviçin. 32-vjeçari iu nënshtrua një skanimi MRI, i cili rezultoi negativ, por ai pritet të qëndrojë për disa orë në vëzhgim. Kështu ai do të humbasë ndeshjen në transfertë kundër Kaljarit.
Rikujtojmë që Morata i cili iu bashkua Milanit nga Atletiko Madrid në verë, ishte një nga yjet e shfaqjes pasi kuqezinjtë regjistruan një fitore të çmuar 3-1 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampioneve të martën mbrëma.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al