Opinionisti i BBV, Arbër Hajdari ka ndjerë nevojën të sqarohet në rrjetet sociale për të gjithë ndjekësit pas deklaratave që ai bëri të martën në lidhje me Kiarën dhe Efin dhe reagimeve të shumta që janë shkaktuar në rrjetet sociale kundër vajzave.
Arbri ka reaguar me një postim në Instagram, duke sqaruar se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”.
Kjo pasi në rrjet ka nisur dhe një herë fushata kundër Kiarës, e cila nga e marta deri të enjten ka humbur gati 30 mijë ndjekës.
Arbri thotë ndër të tjera se personazhet që janë pjesë e lojës, nuk meritojnë linçim publik, por kjo deklaratë vjen pas asaj që opinionisti tha për Kiarën gjatë sepktaklit se gjithë sjellja e moderatores tani është për famë.
“dhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normale me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurentëve”.
Deklaratat e tij Abrër Hajdati i quan batuta.
“Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurentët ka ndodhur sepse ky është një shou” dhe fton që të gjithë ta marrin me sportivitet këtë lojë.
Komentet e opinionistëve gjatë spektaklit të martën:
Arbër: Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë. Fama e këtyre njerëzve, që akuzojnë Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partenerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.
Zhaklin: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për cdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj se vetëm ka konfirmuar që Kiara i merrr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete. Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera pozitive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave që duhet t’ia dalin vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al