Çdo njeri ka personalietin e vet, i cili është zhvilluar në bazë të ambientit familjar dhe të përvojave të kaluara në jetë. Nga çdo përvojë reale, si pozitive, ashtu dhe negative mësojmë gjithmonë diçka, nga të cilat mund të forcojmë ose dobësojmë më tej karakterin tonë. Një femër me karakter të dobët do të ketë tendencën të mposhtet, nëse përfshihet në ndonjë përvojë negative.
Në jetë do të ketë gjithmonë përvoja jo të mira. Kush është e fortë do të mund të reagojë përballë këtyre situatave dhe do të dalë më e fortë prej tyre. Përvojat negative bëjnë pjesë në jetën tonë dhe patjetër që duhen evituar, por do të ndodhë – herët a vonë – të përballemi me ndonjë prej tyre. Personaliteti i një femre nuk do të forcohet, nëse bota shkon gjithmonë në drejtimin e duhur dhe nuk mund të jetë asnjëherë kështu, sepse përvojat negative bëjnë pjesë në secilin prej nesh dhe në njëfarë mënyre na rrisin. Femrat e forta e gjejnë vetë lumturinë. Kanë mjaftueshëm besim te vetja dhe mund të jenë të lumtura pa pasur nevojë të marrin mirënjohjen dhe miratimin e të tjerëve. Janë emotivisht të pavarura dhe ia dalin të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme pa pasur nevojën të jenë të varura nga partneri. Kemi përzgjedhur dhjetë karakteristika që duhet të ketë një femër e fortë. Nëse do t’ia dilni të bëni këto sjellje, atëherë edhe ju do të jeni femra të forta.
1. Kërkojnë gjithmonë mundësinë për t’u rritur e zhvilluar
Femrat e forta kanë mësuar që e vetmja gjë që ndërhyn mes tyre dhe suksesit janë pikërisht veprimet që bëjnë. Për këtë arsye lëvizin gjithmonë në drejtim të objektivave që kanë, edhe pse me hapa të vegjël. Çfarëdolloj gjëje që të bëjnë, nuk ndalen asnjëherë të presin që suksesi t’u vijë vetë në jetë. Përparojnë drejt zhvillimit për t’u përmirësuar.
2. Nuk kushtëzohen nga të tjerët
Zakonisht femrat bombarohen me mesazhe që i bëjnë të ndihen të papërshtatshme. Nëse nuk përshtaten me disa stereotipe rrezikojnë të bien pre e pasigurisë. Ndërsa femrat e forta e dinë mirë se cilat janë. Nuk kanë nevojë të shkojnë pas stereotipeve apo standardeve ideale të propozuara nga industria e reklamave: femrat e forta e dinë se sa vlejnë.
3.Nuk kënaqen, nëse e dinë se meritojnë më shumë
Femrat e forta nuk kënaqen me çikërrima. Me ta kuptuar këtë mësim, ato kuptojnë se të kënaqesh me pak gjëra është humbje kohe e çmuar, e cila zor se rikuperohet më. Kanë mësuar që të synojnë gjithmonë për më shumë. Kjo gjë i ndihmon të evitojnë ngarkesën e dhimbjeve dhe humbjen e kohës, që vjen për shkak se kënaqen me gjëra që nuk i bëjnë të ndihen të shpërblyera.
4.Largojnë njerëzit toksikë nga jeta e tyre
Kanë kuptuar që për t’u ndier mirë me veten është e nevojshme të largojnë nga jeta e tyre jo vetëm njerëzit agresivë, por edhe ata që jetojnë me thashetheme, që kritikojnë gjithmonë dhe që përjetojnë situata dramatike.Kanë mësuar se duhet të vendosin kufij të shëndetshëm për të jetuar të lira nga ngarkesat emotive, të nuk i përkasin atyre. Femrat e forta kanë kuptuar që kjo sjellje i bën më të thjeshta arritjet e ëndrrave dhe objektivave të tyre.
5. Falin, por nuk harrojnë kurrë
Kanë mësuar të falin. Kanë kuptuar që falja nuk është një dhuratë për atë që i ka lënduar, por një dhuratë që i bëjnë vetes së tyre. Femrat e forta e dinë se falja është një burim i çmuar për të hequr qafe mërinë. Pa të rrezikojnë të mbeten në një gjendje të përhershme hidhërimi dhe konfuzioni, gjë që i çon drejt trishtimit. Megjithatë, edhe pse falin, nuk i harrojnë ata që i kanë lënduar. Në këtë mënyrë, mësojnë nga gabimet dhe bëhen të kujdesshme me njerëzit që kanë treguar se nuk e meritojnë besimin e tyre.
6. Nuk shqetësohen për atë që mendojnë të tjerët
E dinë mirë që nuk duhet të bien në grackën e krahasimit, që lumturia e tyre varet nga kjo gjë. Femrat e forta nuk i japin rëndësi mendimeve pesimiste që të tjerët mund të kenë për to. Në fund të fundit, e dinë mirë se suksesi apo dështimi varet vetëm nga vendimet që ato marrin. Kanë mësuar të mos i dëgjojnë mendimet e atyre që nuk kanë përvojën e duhur, por dëgjojnë vetëm ata, të cilëve u kanë kërkuar një këshillë.
7. E dinë që nuk janë perfekte dhe e kuptojnë se s’ka rëndësi
Askush nuk është perfekt. Për këtë arsye, femrat e forta kanë fuqinë dhe aftësinë të pranojnë veten ashtu siç janë. Kjo gjë i lejon të bëhen njerëz që përshtaten lehtësisht, gjë që edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, i lejon ta jetojnë plotësisht jetën. Për to është absurde të humbasin kohën duke u shqetësuar për gjëra që nuk ekzistojnë. Në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër për të pasur mendime të parëndësishme.
8. Respektojnë veten dhe nuk bëjnë asgjë që u duket e padrejtë
Femrat e forta janë shumë më tepër të vetëdijshme për vlerat e tyre, sesa ato që nuk janë të tilla. Rruga që i çon drejt zbulimit të vlerave të tyre reale është e ndryshme për çdo femër. Për disa, qëndron e fshehur, derisa gjenden me shpatulla pas muri. Në fakt, shumë femra të forta, nuk kanë qenë gjithmonë të tilla. Shumë e kanë zbuluar forcën e tyre të vërtetë, pasi kanë kaluar situata tejet të vështira. “Ndonjëherë duhet të arrijmë në një pikë të atillë sa të mos kemi asnjë lot për të derdhur, që të fillojë ndryshimi i vërtetë.”
9. Kërkojnë ndihmë
Femrat e forta e dinë mirë se mund të mbështeten në një rrjet shumë të fortë e të qëndrueshëm marrëdhëniesh ndërpersonale. Kanë mësuar të mos u vijë turp të kërkojnë ndihmë; e dinë se mund të mjaftojë edhe një telefonatë e thjeshtë për të zgjidhur një problem që mund të kenë.
10. Kanë sjellje pozitive
Kur flasim për pozitivitet, duhet të themi se është një thikë me dy presa. Ka njerëz që vënë në praktikë një pozitivitet jo shumë realist, si të menduarit se gjërat zgjidhen vetë apo që gjërat e bukura i ndodhin atyre që i dëshirojnë me forcë të madhe. Ky nuk është rasti i femrave të forta. Ato e kuptojnë që jeta është një luftë, sforco dhe shërim. Megjithatë, në çdo hap që bëjnë, transmetojnë atë pozitivitetin që ushqehet nga shpresa, kuraja dhe entuziazmi.
Burimi: Revista Psikologjia