29 Nëntor, 2017

10 mijë dollarë për një palë çizme/ Pas Rihannes, Tunës, Ronelës etj , e bën edhe Adelina Tahiri


Anthony Vaçarello, është stilisti që në mars të këtij viti krijoi çizmet të cilat rrëmbyen vëmendjen e të gjitha vajzave të showbizit. Çizmet e jashtëzakonshme përbëhen nga 3000 gurë Swarovski dhe kushtojnë plot 10 mijë dollarë.

Që këto çizme do të ishin në radhë të parë sa u takon preferencës së VIP-ave ndërkombëtar ishte e pritshme. Por dukuria trend që po vihet re është se edhe disa nga VIP-at shqiptar janë ‘’marrosur’’ pas këtyre çizmeve përsos kostos së tyre tepër të kripur për realitetin shqiptar.

Që nga Tuna, Ronela Hajati etj, në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni të  gjithë femrat e famshme shqiptare që i kanë bërë të tyret ‘’çizmet e luksit’’. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja është Adelina Tahiri , e cila pak më parë ka publikuar një fotografi që tregon se edhe ajo i bëri të vetat çizmet 10 mijë dollarëshe. / Panorama Plus/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al