Publikimi i fotove të fëmijëve në rrjetet sociale nga ana e prindërve është një çështje që është bërë objekt diskutimi mes psikologësh apo edhe studiuesish të komunikimit. Në praktikë na ndodh të shohim profile fëmijësh, të cilët hapen nga prindërit dhe postojnë vazhdimisht foto të të vegjëlve të tyre.
Por ajo që prindërit nuk e mendojnë është fakti se djali/vajza mund të mos dëshirojë kurrë që ju t’ia ndani fotot me miqtë tuaj. Një rast i tillë ndodhi në Itali ku një minoren 16- vjeçar kërkoi ndihmë nga autoritetet pasi e ëma postonte foto dhe bënte komente rreth tij nëpër rrjete sociale.
U desh ky shkaku i një diskutimi publik dhe gjykata e Romës ka marrë një vendim të prerë. Prindërit që postojnë foto të minorenëve apo hapin profile do të gjobiten plot 10.000 euro./TG Com
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al