11 Tetor, 2017

10 thëniet frymëzuese për jetën nga Walt Disney


Sot, është e vështirë të mendosh një fëmijëri pa magjinë e Disney. Por gjithashtu është e vështirë të mendosh se e gjitha kjo nisi nga një burrë i vetëm, udhëtimi i të cilit, nga një eksperimentues i dështuar në një pioner mitik, u fuqizua nga pasioni dhe këmbëngulja për të arritur ëndrrën e tij të çmendur.

Disney e dinte se brenda çdo të rrituri fshihet një fëmijë që dëshiron të ëndërrojë lirisht përsëri. Këto janë 10 thënie më frymëzuese:

“Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen, nëse kemi guximin t’i ndjekim ato.”

“Kur je kurioz, ti gjen shumë gjëra interesante për të bërë.”

“E vetmja mënyrë për të filluar gjithçka është të heqësh dorë nga fjalët dhe të fillosh të bësh.”

“Një burrë kurrë nuk duhet të neglizhojë familjen e tij për biznesin.”

“Pse shqetësohesh? Nëse ke bërë më të mirën e mundshme, duke u shqetësuar nuk do të zgjidhësh gjë.”

“Burimi ynë natyror më i mrekullueshëm është mendja e fëmijëve tanë.”

“Nëse mund ta ëndërrosh, atëherë mund ta bësh. Mos harro se e gjithë kjo nisi nga një mi.”

“Është argëtuese të bësh të pamundurën.”

“E qeshura është e përjetshme, imagjinata nuk ka moshë, ëndrrat zgjasin përgjithmonë.”

“E para, mendo. E dyta, ëndërro. E treta, beso. Dhe në fund, guxo.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al