Dimri po afron dhe më poshtë janë 10 gjera kyçe që mund të ndihmojnë gjatë motit të keq.
1. Lejoni të hyjë dielli në shtëpi, hapni perdet tuaja, duke lënë dritën e diellit të ngrohë shtëpinë tuaj.
2. Nëse keni mundësinë të parkoni makinën tuaj në mënyrë që ajo të jetë përballë lindjes në mëngjes, ju mund të lejoni që dielli të bëjë punën e shkrirjes së xhamit tuaj kur ngrin.
3. Njerëzit mendojnë se ventilatorët e tavanit janë vetëm për tu përdorur gjatë verës, por ventilatorët thjesht qarkullojnë ajrin. Gjatë dimrit, rekomandohet kthimin e drejtimit të tyre në mënyrë që ajri i nxehtë (i cili ngrihet), të shtyhet poshtë në dysheme, duke mbajtur dhomën të ngrohtë.
4. Nëse shtëpia juaj është e ftohtë, atëherë ngrohni shtratin tuaj përpara se të shtriheni. Rekomandohet përdorimi i një shishe me ujë të nxehtë ose një batanije me korent.
5. Krijo ngohëse për duart. Hidhni oriz brenda në një çorapë dhe futeni në mikrovalë, të ngohet, pastaj është gati.
6. Hiq avullin nga xhami makinës. Spërkatni krem rroje në pjesën e brendshme të xhamit dhe pastaj fshijeni.
7. Vendosni një çorapë mbi xhama. Për të mbrojtur xhamat tuaj nga ngrirja vini çorape mbi to për t’i mbajtur ata pa akull.
8. Lyeni me naftë apo vaj tjetër lopatën tuaj Pëpara se të hiqni borë, se bora ka tendencë të rri në lopatë, duke e bërë punën tuaj më të vështirë.
9. Përdorni gjëra plastike për të hequr akullin nga xhami juaj dhe nëse nuk keni një kruese akulli të dobishëm, përdorni kartë krediti ose debiti.
10. Mbulojini pasqyrat tuaja me qese nëse e dini se moti i keq po vjen./Shije/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al