12 Janar, 2018

100 paund gjobë për të gjithë ata që vonohen në ceremonitë martesore


Prifti i kishës  së Bearstedit, në Kent të Anglisë, ka filluar të aplikojë një praktikë të re, që konsiston në gjobitjen e të gjitha çifteve apo të ftuarve që  vonohen në ceremonitë martesore. Ai quhet John Corbyn dhe është i lodhur nga vonesat, sidomos të nuseve. E si pasojë ka vendosur të gjobisë me 100 paund të gjithë ata që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme, shkruan “Daily Mail”.

Por teksa i paralajmëron me gjoba, ai thotë se të ftuarit që vonohen për shkak të trafikut apo janë “viktima” të arsyeve që ndodhin papritur do të përjashtohen nga kjo taksë.

Ndërsa paratë e mbledhura nga kjo gjobë do t’u shpërndahet punonjësve të kishës, si dhe fëmijëve që rrinë në altar, të detyruar të presin të ftuarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al