12 Tetor, 2017

Kryeministri i Kosovës romantik me gruan, s’kanë fund surprizat për ditëlindje


Një nga çiftet më simpatike mes personazheve të njohur është pikërisht Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita, e cila prej shumë vitesh është edhe imazhi kryesor i lajmeve në televizionin publik të Kosovës.

Shpeshherë ata shfaqen krahë njëri tjetrit duke mbështetur dhe suportuar njëri-tjetrin në çdo detaj. Ata kanë 13 vite të martuar dhe janë prindër të tre fëmijëve, por kjo nuk i pengon të jenë romantik dhe pranë njëri-tjetrit si në hapat e parë të dashurisë.

Në 37 vjetorin e saj të lindjes , burime për ‘Prive’ bëjnë me dije se kryeministri kishte përgatitur një mbrëmje shumë të bukur  për zonjën e tij të parë , të cilën e finalizoi me një buqetë me plot 100 trëndafila dhe me ‘puthjen kryeministrore’. Edhe 100 vjeç Anita!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al