13 Mars, 2022

12 vite lidhje dhe dy fëmijë së bashku, por Shakira dhe Pique nuk kanë plane për martesë. Këngëtarja zbulon arsyen: Më tremb ideja e…


Shakira dhe Gerard Pique janë një nga çiftet më të famshëm në botë. 

Ata e nisën romancën e tyre në vitin 2010, në të njëjtën kohë kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, madje futbollisti u shfaq në një video të këngës së saj “Waka Waka”.Megjithatë, pas më shumë se dhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve së bashku, çifti ende janë martuar .Këngëtarja dhe futbollisti spanjoll jetojnë së bashku në Barcelonë dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha.

Pavarësisht se kanë një dekadë së bashku dhe jetojnë si çift i vërtetë, Pique dhe Shakira ende nuk janë martuar dhe nuk do të martohen, të paktën duke gjykuar nga fjalët e këngëtares kolumbiane.

Në një intervistë në podcastin “Planet Weird”, Shakira zbuloi arsyen pse ata nuk janë martuar ende, duke theksuar se nuk dëshiron që Pique ta shohë atë si gruan e tij dhe se dëshiron të ruajë magjinë duke qenë “e dashura e tij”.

“Më tremb ideja e martesës. Është si një frut i ndaluar, preferoj ta mbaj të kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, ka shpjeguar ajo.

Më herët dyshja kanë shpjeguar vazhdimisht përmes mediave se nuk janë një “çift tradicional” dhe për këtë është e vështirë të besohet se do të martohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al