Konkurenti i “Big Brother VIP Kosova”, Ylli Dervishi i njohur si Buci gjatë primet të mbrëmjes së djeshme i ka prekur të gjithë me historinë e tij dhe sfidat që ka kaluar në jetë.
Ai tregoi se në moshën 13-vjeçare në periudhën kur ka qenë lufta në Kosovë aksidentalisht është ndarë nga familja dhe ka qëndruar në mal për pesë netë e gjashtë ditë pa ushqim.
“Unë kam humbur nga familja ime për 5 netë e 6 ditë në bjeshkë. Çdo natë kam menduar që do më mbysin sot a nesër dhe s’kam ditur ku të shkoj. Kur ka filluar lufta ne kemi ikur në male, kam qenë 13 vjeç dhe unë aty kam humbur nga familja ime dhe nuk e ka ditur kush që jam gjallë. Natën e parë kam flejtur në mal, kam parë njerëz të vdekur dhe të plagosur, kurrë se harroj atë bjeshkë. Shkova te një familje dhe iu kërkova bukë, por edhe fëmijët e tyre po qanin për ushqim.”– tha Buci.
Pas 6 ditësh falë ndihmës së disa njerëzve ai tha që është ribashkuar me familjen e tij në një fshat të largët, teksa tregoi se është gëzuar shumë pasi çdo natë flinte me frikën se do e mbysin.
“Njerëzit më kanë orjentuar në një fshat dhe kur kam shkuar të xhamia i kam parë 10 mijë veta civil dhe ishte nata e katërt. Në atë kohë nuk kishte as ushqim, dhe vendosa që të kthehem përsëri në bjeshkë. Ka qenë një moment kur jam takuar me familjen pasi edhe ata po ktheheshin nga bjeshka. Çdo natë kam menduar se do më mbysin sot, apo nesër”– u shpreh konkurenti i “BBVK”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al