31 Janar, 2018

13-vjeçarja që i përloti të gjithë: Dëshira ime më e madhe?! Të përmirësohet vëllai


Danjela Toçi, 13-vjecarja nga Kukësi që “shkëlqeu” me zërin e saj në “The Voice” vjen në një rrëfim ekskluziv në “Top Show Magazine”.

Danjela jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon. Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Patjetër që një pjesë e rëndësishme për Danjelën është edhe muzika.fffffffff

Por ajo që e karakterizon Danjelën është natyra e saj pozitive. Mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë ajo dëshiron të shijojë çdo eksperiencë.

“Më pëlqen muzika, por dëshiroj të bëhem veterinere, që të shëroj kafshët. Më pëlqen të jetoj në fshat, më pëlqen jeta origjinale”, është shprehur Danjela.

Më tej, Danjela përlotet teksa flet për vëllanë e saj me nevoja të veçanta. “Dëshira më madhe që kam është që vëllai im me ‘aftësi speciale’, të përmirësohej më shumë, që edhe ai të shkojë në shkollë si të tjerët. Falenderoj zotin që e kanë pranuar tek kopshti i fëmijëve”, thotë Danjela./Tch/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al