Sa herë ka ndodhur që dy personazhe të njohura të kenë postuar foto duke u puthur në buzë ose këtë veprim ta kenë bërë në skenë, gjithnjë ka qenë lajm i bujshëm që ka mbushur portalet e rrjetet sociale.
Një nga puthjet më të hershme në ekranet shqiptare ishte ajo e Adelina Ismajlit me Genta Ismajlin gjatë një performance këngësh.
Edhe puthja mes këngëtares Shota Baraliu dhe Ina Gjoncit ka kohë që ka ndodhur, por vazhdon të kujtohet edhe sot.
Një nga këngëtaret që pëlqen të dhurojë puthje të tilla është Enca. Foto e saj me Era Istrefin bëri bujë 3 vite më parë.
Por edhe puthja që Enca i dha Françeska Jaçes për ditëlindje vitin e kaluar, tërhoqi shumë vëmendjen.
Ashtu si Enca, edhe Fjolla Morina dhe Shkenda Dubova duken se e shprehin më së miri dashurinë ndaj njëra-tjetrës me puthje në buzë.
Ashtu si Enca, edhe Fjolla Morina dhe Shkenda Dubova duken se e shprehin më së miri dashurinë ndaj njëra-tjetrës me puthje në buzë.
Dy këngëtaret shumë të dashura për publikun, Ingrit Gjoni dhe Rozana Radi janë fotografuar para shumë viteve duke u puthur ndonëse nga aq sa shihet në foto ka qenë një puthje shkarazi.
Puthja e Era Rusit me balerinën Albana teksa performonin këngën “I kissed a girl” në “Your face sounds familiar” u komentua shumë dy vite më parë, por kjo nuk ishte e vetmja.
Edhe Olta Gixhari me Beatrix Ramosajn i dhuruan një puthje njëra-tjetrës gjatë këtij spektakli që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Të ftuara në “Zonë e lirë”, Kallashi dhe Xhesika Ndoj nuk përtuan t’i jepnin një puthje në buzë njëra-tjetrës kur Çani ja kërkoi dhe sigurisht nuk kishte si të mos komentohej shumë në media.
Edhe dy seksbombat e tjera, Iva Aliko dhe Gugu kanë shkëmbyer gjithashtu puthje në buzë me një foto shumë provokuese ku Gugu shihet t’i ketë kapur edhe gjoksin modeles.
E super komentuar ka qenë edhe puthja mes Sara Kapos dhe Semi Jaupaj, mikeshat e ngushta që i vunë flakën rrjetit në mes të dhjetorit.
Me këtë rast, kujtojmë edhe puthjet e famshme mes ish-banoreve të “Big Brother”, Françeska me Gentën, Xheni me Armelën dhe Fjorentina me Kein.
Listën e puthjeve e mbyllim me dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Bebe Rexha të cilat lanë gojëhapur jo vetëm shqiptarët, por edhe botën.
/Xing.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al