Jonida Maliqi ka shumë vite që është kthyer në një emër të njohur në botën e muzikës.
Por e mbani mend se si dukej këngëtarja 17 vite më parë?
Artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video, në të cilën Jonida shihet duke kënduar në skenë këngën e saj “Nuk kam faj që robëroj”.
E veshur me një palë xhinse blu dhe me një bluzë transparente që i tregonte gjoksin dhe belin e hollë, Jonida dukej e mrekullueshme.
Ajo shihet me flokë të zeza me balluke dhe me buzëkuq të kuq që bie në sy.
Jonida festoi dje 38-vjetorin e lindjes e me këtë rast, moderatorja ka udhëtuar drejt Turqisë për të festuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al