Meshkuj dhe femra nudo që thuhet se janë punonjës të një prej kompanive më të njohura të fluturimit në Kinë, “China Eastern Airlines”, janë filmuar duke bërë seks e duke kërcyer.
Videoja shfaq katër femra e dy meshkuj teksa ndodhen në një vend në Madrid të Spanjës.
Por “China Eastern Airline” ka insistuar se personat që shfaqen në ato pamje nuk janë punonjësit e saj. Sipas kompanisë, videoja është publikuar për t’i prishur reputacionin.
Ndërkohë thashethemet online sugjerojnë se videoja është regjistruar në Tajlandë dhe jo në një qytet spanjoll.
Pamjet janë hequr nga “Weibo”, versioni kinez i “Twitter”-it. Thuhet se “China Eastern ” tani është termi më i censuruar në vend, i ndjekur nga afër nga ” China Eastern 6p”.
Ndërkohë përdoruesit e mediave sociale kanë bërë shaka se kompania nuk do të ketë probleme në rekrutimin e stafit në të ardhmen.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al