18 Tetor, 2017

189 parashikimet e dështuara për fundin e botës


Fundi i botës parashikohet shpeshherë me teori të ndryshme, nga persona të ndryshëm. Mirëpo, edhe pse këto parashikime kanë ndikuar jashtëzakonisht te opinioni publik, asgjë konkrete nuk është paraqitur me të vërtetë sa për të besuar se në datat e thëna do të bëhet shkatërrimi i njerëzimit.

Fundi i botës, është paraqitur në mënyra të ndryshme, duke u shpjeguar edhe nga fetë si Dita e Gjykimit, por një gjë dihet në atë ditë se do të bëhet shkatërrimi i njerëzimit, civilizimit dhe planetit, transmeton gazetametro.net

Më poshtë ju sjellim parashikimet e dështuara të fundit të botës, që janë dhënë deri tani:

Në vitin 365 p.e.s. Shën Hilari parashikoi se fundi i botës do të ndodhte po atë vit.

Në vitit 400, Shën Martini tha se nuk ka dyshim që bota do të shkatërrohet para vitit 400 e më pas shkroi se “nuk ka dyshim që Antikrishti tashmë ka lindur”.

Në vitin 500, Hipoliti, Julius Africanus dhe Ireneu parashikuan se Jezusi do të rikthehej dhe do të vinte dita e gjykimit.

Në 6 prill të vitit 793, një prift spanjoll parashikoi rikthimin e Jezusit dhe fundin e botës.

Në vitin 800, Julius Africanus e zhvendosi fundin e botës në fund të vitit 800.

Në vitin 848, profetja heretike Thiota deklaroi se fundi i botës do të vinte atë vit.

Në 1 janar të vitit 1000, Papa Silvesteri i dytë parashikoi apokalipsin e mijëvjeçarit. Protesta të shumta shpërthyen në rrugët e Romës dhe Jeruzalemit.

Në vitin 1033 shumë të krishterë, pasi dështoi apokalipsi në vitin 1000, parashikuan fundin e botës në 1000 + 33 që ishte mosha e Jezusit kur vdiq.

1346–1351, murtaja e zezë që po merrte mijëra jetë njerëzish në Europë, u interpretua si ardhja e fundit të botës.

Nga viti 1351 deri në vitin 1665 janë bërë 22 parashikime për fundin e botës. Më me impakt ishte parashikimi i një përmbytjeje biblike në Londër, çka detyroi mbi 20 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në 1658 Kristofor Kolombi pretendonte se bota u krijua në vitin 5343 dhe do të shkatërrohej 7000 vite më pas.

Në vitin 1666, Monarkistët e Pestë e lidhën vitin me numrin e djallit duke parashikuar fundin e botës.

Nga viti 1666 deri në vitin 1890 janë bërë 39 parashikime për fundin e botës, kryesisht nga Kisha Katolike në Europë.

Në 1901, pas vdekjes së themeluesit të 12-të të Kishës Apostolike, ata parashikuan fundin e botës.

1910, Camille Flammarion parashikoi fundin e botës pas shfaqjes së Kometës Halley.

1925, Margaret Rowen tha se pas disa vizioneve kishte marrë mesazhin për ardhjen e fundit të botës.

1941, Dëshmitarët e Jehovait parashikuan fundin e botës.

1942 – 1968 janë bërë 6 parashikime për fundin e botës.

1968 Charles Manson parashikoi fundin e botës si pasojë e luftrave mes racave njerëzore.

Deri në vitin 1990 janë bërë edhe 11 parashikime për fundin e botës.

Në vitin 1991 Elizabeth Clare Prophet, tha se fundi i botës do të vinte po atë vit nga lufta bërthamore.

Deri në vitin 1998 janë bërë edhe 18 parashikime të tjera për fundin e botës ndër ta, më i famshmi parashikimi i kultit kinez, Chen Tao pas fjalës së tij në televizion qindra të rinj kryen vetëvrasje.

1999, Nostradamusi. Një parashikim që i atribuohet Nostradamusit, sipas të cilit mbreti i terrorit do të zbriste nga qielli dhe do të shkatërronte Tokën.

1 Janar 2000, 6 prill 2000 dhe 5 maj 2000 janë bërë tre parashikime për fundin e botës. Viti 2000 është edhe viti me më shumë parashikime për fundin e botës, holokaustit, apokalipsit dhe shkatërrimit të planetit.

Deri në 2011 janë bërë edhe 11 parashikime të tjera për fundin e botës nga tërmete, kometa, meteorë dhe dita e gjykimit.

2012, tre parashikime, ndër ta më i famshmi, ai i profecisë lidhur me kalendarin e fiseve Maya.

Në vitin 2015-të u parashikua se do të vijë fundi i botës si pasojë e Tetradave dhe “Hënës së Përgjakshme” parashikuar nga John Hagee dhe Mark Biltz.

Parashikimi final e çon fundin e botës në vitin e largët 10100 , kur sipas disa shkencëtarëve do të jetë fundi i Universit.

Gjithsej nga viti 60 deri në 27 korrik të 2015-ës janë bërë rreth 189 parashikime për fundin e botës.

Shkencëtarët nga Universiteti i Lisbonës erdhën deri të dhënat se ka dy opsione për fundin e botës.

Njëra është se gjithësia do të gëlltit çdo gjë vetë, ndërsa e dyta është se universi do të vetë zbërthehet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al