Pas lajmit se është në pritje të një fëmije me partnerin e saj Sam Asghari, Britney Spears ka vendosur që të distancohet nga rrjetet sociale.
Ndryshe këngëtarja e njohur, Rihanna e cila e ka ekspozuar vazhdimisht barkun e rrumbullakosur, Spears ka vendosur ta kalojë larg mediave e rrjeteve sociale këtë periudhë.
Ajo e bëri lajmërimin në rrjetet sociale ku shkroi:
“Po pauzoj për pak kohë nga rrjetet sociale. Ju dërgoj shumë dashuri dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”
Ky do të jetë fëmija i parë për këngëtaren dhe të fejuarin Sam, ndërsa ai konfirmoi gjithashtu lajmin e shtatzënisë , duke iu referuar yllit të pop-it si një “luaneshë” dhe duke ndarë një imazh të pikturuar të dy luanëve me këlyshin e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al