5 Mars, 2022

2 aktoret e njohur do të luajnë për herë të parë së bashku në sezonin e dytë të filmit “I am Legend”


Dy ikona filmash do të luajnë së bashku për herë të parë në sezonin e dytë të “I am Legend”. “Deadline” ka raportuar aktori i njohur Will Smith do t’i rikthehet filmit por kësaj here bashkë me të do të jetë dhe Michael B. Jordan .

Në filmin “I Am Legend”, Will Smith luajti rolin si Robert Neville, një shkencëtar i shkëlqyer që i mbijeton një virusi që i ndryshon njerëzit në qenie të ngjashme me vampirët. Filmi ishte një sukses i madh për Ëarner Bros në më shumë se një dekadë më parë, pasi fitoi 585 milionë dollarë në mbarë botën. Kjo e bëri studion të vazhdonte të diskutonte mundësinë e krijimit të një sezoni tjetër edhe pse  përfundimi  filmit “I Am Legend” përfshinte në mënyrë të diskutueshme vdekjen e personazhit të Will Smith.

Bisedimet e “I Am Legend 2”  është përfolur disa herë që nga viti 2008, derisa u njoftua se Warner Bros po punonte për një rifillim të romanit të Richard Matheson. Më pas kjo ndryshoi kohët e fundit kur u zbulua se Warner Bros kishe nisur punën për rikthimin e saj.Ishte e paqartë në atë kohë nëse ky film do të ishte një rifillim apo një vazhdim i filmit të vitit 2007.

“Deadline” ndau lajmin se Smith është rikthyer për të prodhuar dhe luajtur në vazhdimin e shumëpritur, i cili gjithashtu do të ketë në krahë yllin dhe producentin, Michael B. Jordan të Black Panther dhe  Creed .

Është hera e parë që Will Smith dhe Michael B. Jordan do të punojnë së bashku në një film. Akiva Goldsman është duke punuar në skenarin e “I Am Legend 2” , por detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura dhe tashme fansat po presin një datë publikimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al