Dy nga banorët e Big Brother Vip, Gresa Gashi dhe Mevlan Shaba, janë përfshirë së fundmi në një debat lidhur me sjelljen e këtij të fundit brenda shtëpisë.
Gresa akuzoi banorin se ai ka tentuar t’i afrohet dhe ta puthi edhe pse jo më larg se dy ditë më parë u bë e ditur se Melvani kishte një grua jashtë dhe se çifti janë në pritje të një fëmije.
“Ti ke dashur të më afrohesh dhe të më puthësh, por nuk e ke pasur mundësinë. Nëse do të kishe ardhur afër, do të kisha puthur. Madje ke kërkuar të vish dhe të flesh me mua,” u shpreh Gresa.
Mirëpo vetë Mevlani e mohoi këtë deklaratë të konkurentes duke ja bërë të qartë se ka një grua jashtë.
“Unë nuk e kam gruan xheloze, dhe nëse do, mund të vij dhe të fle me ty sonte,” u shpreh banori.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al