12 Shtator, 2024

2 javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë me Justin Bieber! Ja si duket Hailey pas lindjes


Pas lindjes së të voglit të saj, partnerja e Justin Bieber, Hailey u pa së fundmi në Los Angëeles teksa kishte vendosur të dilte me mikeshën e ngushtë Kylie Jenner.

Modelja 27-vjeçare është fotografuar pasi ka mbërritur në një restorant në Bel-Air, e veshur me pantallona të shkurtra të errëta, një xhaketë kafe me një jakë lëkure të errët. Flokët e saj ishin të stiluara topuz. Shoqja e saj e ngushtë, Kylie zgjodhi një look casual, me një bluzë të zezë, xhinse të zeza dhe sandale.

Hailey dhe Justin Bieber mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 22 gusht. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur këngëtari me një postim në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al