1 Janar, 2021

“2020 ka qenë bekim në fshehtësi!”- Tayna zgjodhi këto fjalë zemre për ta mbyllur vitin që lamë pas


Tayna vendosi që me rastin e ndërrimit të viteve të uronte fansat nëpërmjet publikimit të disa fotove krah së cilave shkroi disa fjalë zemre.

tayna (2)

Ajo shprehet se 2020 ka qenë bekim në fshehtësi pasi e ka përjetuar si “Doruntina”, emri i saj i vërtetë.

tayna (3)

Reperja thotë se nga ky vit ka mësuar të vlerësojë njerëzit dhe sendet me vlerë, të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të shkëputet nga egoja për tu lidhur me brendësinë.

tayna (1)

2020 ka qenë bekim n’fshehtësi. E kom përjetu si ‘Doruntina’ prapë. Kom msu m’ja dit vlerën njerëzve dhe sendeve që kanë randsi ma shumë, me nejt me këmbë n’tokë, m’u shkput prej egos edhe m’u lidh me brendësinë tem.

tayna (6)

Vitin që po vjen jom gati për gjithçka me zemër t’hapun e me shumë dashni. Gëzuar Vitin e Ri të dashurit e mi dhe faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e rrugëtimit tim!

Edhe pse jo viti i preferum, sigurisht ka qenë i nevojshëm për krejt!”,- shkroi këngëtarja.

tayna (7)

E teksa po le pas një vit suksesi, 2021 pritet të jetë edhe më flakë për Taynën. Reperja e njohur është gati të kthejë në muzikë një nga artistët më të preferuar të pulikut shqiptar, Flori Mumajesin.

tayna (1)

Shumë shpejt ajo do të vijë në bashkëpunim me të dhe kënga duket se është gati e tani kanë mbetur vetëm xhirimet e videoklipit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë për “Prive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al