1 Shkurt, 2018

21-vjeçarja nga Vlora në hotel me burrin e fejuar, shoqja “i bën pritë” por e pëson keq


Një 21-vjeçare nga Fieri ka tentuar të shkojë në hotel me një 38-vjeçar të fejuar. Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” vajza deklaronte shpesh se i pëlqenin burrët në moshë të madhe, por shoqja e saj e ka ndaluar të shkojë me 38-vjeçarin.

Gazetari raporton se kur burri ka marrë vesh se shoqja e ka penguar i ka dalë në bulevard dhe e ka tupëruar duke e sharë dhe ofenduar vajzën në mes të njerëzve.

“Një vajzë 21-vjeçare kishte vendosur të shkonte në hotel me një 38-vjeçar, por shoqja e saj e ka ndaluar duke i thënë: Thirri mendjes, ai është shumë më i madh se ty dhe i fejuar. Por 21-vjeçares nuk i interesonte dhe deklaronte se i pëlqenin të rriturit. Por shoqja ia ka dalë ti mbushmendjen. Sapo ka marrë vesh 38-vjeçari se shkak është bërë shoqja e saj e ka ndaluar atë në bulevard dhe e ka ofenduar rëndë dhe e ka turpëruar” tha gazetari./Klan/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al