Kourtney Kardashian është bërë nostalgjike dhe ka postuar disa foto të realizuara në vitin 1999.
41-vjeçarja vendosi të publikonte dy imazhe në llogarinë e saj në Instagram, duke i treguar të gjithë ndjekësve se si dukej në të 20-at, shkruan “People”.
Ajo shihet duke pozuar me të brendshme të zeza me dantellë, dhe flokët i ka të kapura bisht, një stil i njohur gjatë atyre viteve.
Së fundmi, Kourtney zyrtarizoi edhe romancën me Travis Barker, të cilin e ka pasur mik prej shumë vitesh.
Barker ka dy fëmijë, djalin 17-vjeçar, Landon dhe vajzën 15-vjeçare, Alabama, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.
Kardashian, ndërkohë, është nëna e tre fëmijëve, 11-vjeçarit Mason, vajzës 8-vjeçare Penelope dhe djalit 6-vjeçar Reign, që i ka me ish bashkëshortin Scott Disick.
Megjithëse Kardashian dhe Disick përfunduan lidhjen e tyre nëntë-vjeçare në korrik 2015, ata kanë mbajtur marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin dhe kujdesen së bashku për fëmijët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al