1 Prill, 2021

22-vjeçarja mohoi thashethemet për ndarjen, por ky detaj ngre sërish pikëpyetje për fejesën e Seldi Qalliut dhe modeles seksi


Sindi Çela dhe Seldi Qalliu u përfolën për ndarje pak kohë më parë, por modelja hodhi poshtë të gjitha thashethemet duke treguar se janë ende bashkë.

Dyshimet e para lindën kur 22-vjeçarja dhe këngëtari fshinë nga rrjetet e tyre sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe për më tepër nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Mirëpo, ishte Sindi ajo që nëpërmjet një videoje tregoi se faji i “zënkës” mes tyre kishte qenë i saj dhe se e gjitha kishte ndodhur për shkak të stresit që kishte kaluar vetë.

Pavarësisht sqarimit që Çela bëri, fotot e dyshes nuk u rikthyen më në Instagram.

Panorama Plus” mësoi se në të vërtetë çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies që kishin, por 22-vjeçarja e kishte të vështirë ta pranonte këtë. Miq të afërt pranë çiftit kanë treguar se Sindi po shpreson për një rikthim me Seldin, ndaj nuk ka dëshiruar t’i japë jehonë zërave të ndarjes.

Megjithatë, ndjekësit së fundmi kanë vënë re se ata ende nuk ndiqen në rrjete sociale, duke ngritur sërish dyshimet se fejesa e tyre ka marrë fund një herë e mirë.

Lajmi se Seldi Qalliu është fejuar sërisht pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, u bë publik nga vetë artisti, i cili publikoi një foto duke u puthur në buzë me Çelën gjatë festës së 22-vjetorit të saj të lindjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al