4 Mars, 2022

“23 vite më parë jeta ime ndryshoi përgjithmonë”/ Victoria dhe David Beckham bëjnë urimin e veçantë për djalin e tyre në ditën e lindjes


Victoria dhe David Beckham kanë uruar me fjalët më të ëmbla ditëlindjen e djalit të tyre të madh Brooklyn i cili mbush sot 23 vjeç.

Këngëtarja  publikoi në Instagram një imazh të disa viteve më parë ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e tyre kur ishte një foshnje dhe krahas saj ka shkruar urimin :

“23 vite më parë jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Ndjeva një dashuri që nuk mund ta përshkruaj. Brooklyn ti nuk e ke idenë sesa shumë të duam të gjithë ne. Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur ?? @brooklynbeckham ❤️”

Ndërsa David, ndau një tjetër foto  në rrjete sociale të djalit të tyre kur ishte i vogël, ku mbi të shkroi:

‘Gëzuar ditëlindjen djalit tim të mrekullueshëm ❤️ Gëzuar ditëlindjen Bust ne të duam shumë ❤️ Kalofsh ditën më të mrekullueshme sot.’

Më pas Victoria ka vazhduar me fotot e saj në ‘InstaStory’ ku ka postuar një imazh i bërë se  fundmi me Brooklyn dhe një tjetër ku ndodhet bashkë me ish-futbollistin disa vite më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al