6 Shkurt, 2018

23-vjeçari shpenzoi 75 mijë dollarë për t’u dukur si idhulli i tij, por… (FOTO)


Një 23-vjeçar ka shpenzuar plot 75 mijë dollarë për t’i ngjasuar idhullit të saj Kylie Jenner. Kyleigh Potts nga Denver të Kolorados është shprehur se ndryshimet në trupin e saj i ka nisur 4 vite më parë.

“Kam kaluar katër vitet e fundit duke perfeksionuar transformimin tim në një femër të bukur, ashtu siç unë gjithmonë e dija që isha”, shprehet ajo.

“Kylie Jenner më ka inspiruar. Kur pashë ndryshimet e saj nga një e shëmtuar në një femër që çdo vajzë e ka zili, që çdo mashkull dëshiron të flejë me të, atëherë edhe unë besova se mund të jem e bukur”, ka shtuar Potts.

Kjo e fundit ka shtuar se në planet e saj është që të bëjë edhe disa ndërhyrje të tjera kirurgjikale si dhe të bëjë ndërhyrje në zë.

Por pavarësisht se dëshiron që të bëjë një transformim nga djalë në femër, Kyleigh është shprehur se do të mbajë organin gjenital të mashkullit. “Nuk kam plane që të bëj këtë ndryshim. Jam shumë i lumtur kështu siç jam”, ka përfunduar Potts.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al