26 Maj, 2024

3 arsye pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera


Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz në të gjithë botën për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë.

E megjithatë ajo mund të shkaktojë disa efekte të padëshirueshme.

Ajo që i jep kafesë shijen e saj tipike, pra acidet, mund të shkaktojnë shqetësime edhe pas konsumit të një filxhani.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet pse kjo ndodh dhe se çfarë mund të bëni për këtë.

Keni refluks acidi

Stomaku është një mjedis acid dhe për shkak se kafeja përmban acide, kjo rrit aciditetin duke shkaktuar shqetësime.

Këto acide mund të përshpejtojnë tretjen e ushqimit, kjo është arsyeja pse disa njerëz ndjejnë nevojën urgjente për të përdorur tualetin pasi pinë kafe.

Sipas ekspertëve acidi në kafe mund të shkaktojë edhe simptoma gastrointestinale si urth, refluks acidi dhe fryrje.

Për ata që kanë refluks acidi, pirja e kafesë mund të shkaktojë të përziera.

Dhe ata që përjetojnë refluks kronik të acidit mund të jenë më të prirur për të ndier përziera pas kafesë.

Pini kafe me stomak bosh

Shumë njerëz sapo zgjohen i drejtohen menjëherë filxhanit të kafesë.

Kafeja duke qenë acide, kur konsumohet me stomakun bosh mund të irritojë mukozën e stomakut dhe të mund të shkaktojë të përziera.

Gjithashtu kafeina stimulon sekretimin e acidit gastrik, një lëng tretës që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit.

Kjo gjë shkakton shqetësime në stomak kur prodhohet në sasi të tepërt dhe t’ju shkaktojë të përziera.

Jeni duke marrë medikamente të caktuara

Të përzierat janë një efekt anësor i zakonshëm i ilaçeve të caktuara.

Por gjithashtu ilaçet mund të ndërveprojnë me kafeinën në kafe duke shkaktuar të përziera.

Këtu mund të përfshihen barna antibakteriale, disa ilaçe kundër depresionit si edhe ilaçe të astmës etj.

Prandaj ju duhet të kontrolloni me kujdes etiketat e ilaçeve për të shmangur ndonjë ndërveprim të padëshirueshëm.

Si të parandaloni të përzierat nga kafeja?

Nëse përjetoni rregullisht të përziera nga kafeja, mund të konsideroni të reduktoni sasinë që konsumoni.

Dhe nëse keni ndërmend të reduktoni konsumimin e kafesë, bëjeni këtë gjë me ngadalë.

Këtu janë disa rekomandime nga dietologët se si mund të filloni.

Kalo te kafeja me aciditet të ulët

Opsionet e kafesë me acid të ulët përfshijnë kafe pa kafeinë, ekspres, kafeja e ftohtë, të cilat janë më të buta me stomakun.

Shtoni qumësht

Shtimi i qumështit në kafe mund të ulë aciditetin dhe ta bëjë atë më të tolerueshme për stomakun tuaj.

Pini kafe pas vaktit

Për të reduktuar të përzierat pas pirjes së kafesë, provoni të konsumoni ushqim para se të pini kafe.

Hani ushqime të pasura me kalcium sepse ai ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të kafesë.

Gjithashtu kujdesuni të konsumoni ujë në sasi të mjaftueshme./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al