2 Tetor, 2017

3 gjerat që duhen bërë kur dashuria bie në krizë


Me kalimin e kohës mësojmë që emocionet dhe kujtimet të cilat bashkërisht i kemi grumbulluar janë kriteri kryesor i realizimit dhe i lumturisë së krijuar. Epo, ç’duhet bërë atëherë kur lidhja bie në krizë?

Bëhuni gati të ballafaqoheni me sfidat dhe mësohuni të jeni të durueshëm dhe të kuptueshëm në mënyrë që t’i përballoni ato momente të cilat ju bëjnë të kuptoni që dashuria po venitet.

Mposhtni rutinën dhe ruajini emocionet.   Të gjithë e kemi të qartë që realizimi i fenomenit të famshëm të ashtuquajtur “lidhja e gjatë” vërtet kërkon angazhim të madh dhe punë të vështirë, të cilave gjithsesi duhet shtuar edhe faktorin e lumturisë, tolerancën e mjaftueshme, mirëkuptimin si dhe gatishmërinë për kompromise.

 

Bëhuni sa më të qetë.   A ju ndodh që disa shprehi të caktuara të partnerit tuaj, madje edha to më të rëndomtat, fillojnë t’ju nevrikosin? Pas euforisë dhe dashurisë që i përjetoni në fillim të lidhjes, fillojnë të dalin në pah të gjitha ato dobësi të imta të partnerit, të cilat në fillim as që ju kanë lënë përshtypje,

Qëndroni me të dyja këmbët në tokë dhe merrni frymë thellë. A ia vlen të nevrikoseni vërtet për ato imtësi aq të parëndësishme?

Dilni nga rutina.    Problemi kryesor i çdo lidhjeje të gjatë për shumicën është pikërisht ajo ndjenja që harmonia juaj është shndërruar në monotoni të vërtetë. Hani bashkë, flini bashkë, shëtisni bashkë… ndërkaq tani ritualet tuaja intime fillojnë të shndërrohen në rutinë. Zgjidhja ekziston. Rutinën duhet ta luftoni që në momentin e parë kur e vëreni.

 

Mos lejoni që të bini në kurthin klasik të pritjes që do të ndodhë diçka vetvetiu, por ndërmerrni iniciativën dhe rikujtoni të gjitha ato gjëra që dikur i keni konsideruar si momentet më romantike.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al