9 Shtator, 2017

3 mënyrat si të zgjidhni xhinset e duhura pa i provuar!


 

Shumë njerëz kërkojnë të zgjedhin numrin e duhur të pantallonave, por nuk kanë dëshirë që të futen në dhomën e provës e të provojnë 3 palë apo më shumë. Sigurisht që kjo është diçka e bezdisshme dhe jo çdokush ka kohë që të provojë nëpër dyqane. Por tani mund t’i shihni me sy të bëni disa prova të vogla dhe nuk do t’ju duhet ti vishni ato.

Zgjidhni madhësinë

Për të zgjedhur madhësinë kapini xhinset në saj të belit dhe përpiquni ti vini ato rreth qafës, në qoftë se skajet prekin njëri tjetrin atëherë është masa juaj.

 

Zgjidhni gjerësinë

Fusni krahun tek pjesa e belit, nëse krahu përshtatet fiks me belin atëherë keni gjetur të duhurat.

 

Konrolloni gjatësinë

Kapini pantallonat në fund dhe hapni krahët, nëse mesi i xhinseve shkon tek mjekra juaj atëherë sapo keni gjetur pantallonat që doni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al