Sa herë e keni dëgjuar nga prindërit, kryesisht nga mamaja shprehjen ”I bëre lekët rrush e kumbulla, si nuk kursen një çikë” ! 1, 10 apo qindra herë ? Mesa duket kjo këshillë është refreni i përbashkët i shumicës së prindërve shqiptarë.
Por të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë. Por për 3 shenjat e mëposhtme të horoskopit, duket sikur kursimi është arma e tyre më e fortë. Yjet arrijnë të kontrollojnë xhepat e gjithësecilit, por jo vetëm, edhe arkat e kursimit :
1.Virgjëresha: Virgjëreshat janë llogaritare të lindura. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë. U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por sakaq ji mbajnë këmbët të shtrënguara fort pas realitetit. Jo gjithmonë mund t’i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj zgjedhin më mirë të kursejnë. Janë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin trokë. Sa mirë, kur të ngelni ndonjëherë keq trokisni në derën e ndonjë virgjëreshe.
2.Demi: Marrëdhënia e demit me paratë është marrëdhënie e përbashkët utilitare, demi përdor paratë..por dhe paratë përdorin demin. Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen. Kursejnë në masë të moderuar, duke kënaqur njëkohësisht nevojta e së tashmes dhe planet për të ardhmen. Të mençur këta demat, zor t’u rrëshqasë situata nga duart .
3. Bricjapi: Bricjapi është një ndër shenjat më punëtore të zodiakut. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo rrisk që mund t’u kanoset tani ose në të ardhmen, punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “ puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë mirë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë./Living
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al