29 Shtator, 2017

3 trendet që duhet t’i vishni patjetër këtë vjeshtë


Editorja e modës Anya Ziourova na tregon se si i vesh ajo tre nga çelësat e modës së kësaj vjeshte: pardesynë treçerekëshe me lëkurë të lustruar, pantallonat stil marinar dhe rripi stil “western”.

Pantallonat stil marinar.    Këto pantallona shkojnë perfekte me bluze stil “vintage” me një çantë ngjyrë të ndritshme, apo me bluzë me viza ose një pulovër të rehatshme.

 

Rripi stil “western”.   Mund ta zgjidhni si një aksesor të rëndësishëm për një fustan të bardhë, sipër një xhakete apo si një detaj që bën ndarjen e veshjes suaj.

Pardesy me lëkurë të lustruar.  Kjo pallto me shkëlqim shkon për stilin tuaj “casual” me atletet ose diçka më “chic” me një fustan. Zgjedhja është e juaja!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al