4 Janar, 2021

“30 dhurata për 30 vjet”- Gjiko festoi ditëlindjen, Elita Rudi i organizoi këtë super festë


Gjiko festoi dje ditëlindjen dhe mbushi plot 30 vjeç, prandaj, këtë ditë të veçantë nuk e ka kaluar pa një festë të madhe me personat më të dashur.

gjiko elita rudi (5)

Ishte partnerja e tij, Elita Rudi, ajo që i organizoi një super festë ditëlindjeje, ku nuk mungonin të afërmit dhe miqtë e tyre.

gjiko elita rudi (7)

Ajo publikoi pamje në rrjete sociale, ku urimet për reperin qenë të shumta.

gjiko elita rudi (8h)

Elita kishte zgjedhur t’i bënte bashkëshortit “30 dhurata për 30 vjet”, siç shkruante krahas videos që tregonte këndin ku ishin vendosur dhuratat.

Moderatorja dhe reperi së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

gjiko elita rudi (8)

Djali i tyre, Zëri, do të bëhet me një motër të vogël.

gjiko elita rudi (3)

Më herët, Elita zbuloi se sapo ishte stabilizuar me punën kur mësoi se ishte shtatzënë, por për të familja është kryesorja, prandaj mund të sakrifikojë edhe punën.

gjiko elita rudi (2)

Para se të shkëputej, moderatorja iu rikthye punës një vit pas lindjes së Zërit, ndërsa tani na duhet të presim për të parë se kur do të rikthehet pas lindjes së vajzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al