Banorja e BBV, Egli Tako, ka folur për historinë e saj të dashurisë me Olsi Bylykun, marrëdhënie 5-vjeçare e cila nuk pati një fund të lumtur, pasi dyshja vendosën të ndaheshin, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.
Këngëtarja u shpreh se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar.
Ajo theksoi se “ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër”, duke shtuar se marrëdhënia duhet të përfundojë kur shikon që të jep më shumë stres se kënaqësi.
“Më mirë tani se sa më vonë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi paraprakisht ardhja në jetë e ndonjë fëmije, ndonjë martese apo ceremoni. E kishim biseduar martesën, por plane jo. Ndoshta kemi qenë të vegjël, ndonjëherë lodhesh, lodhet dikush tjetër. Kur e shikon që më shumë të jep stres se sa kënaqësi. E them që 5 vite janë shumë”, tha Egli Tako.
Këngëtarja është shprehur se gjatë marrëdhënies së tyre, e kishte fituar besimin e aktorit dhe se në asnjë moment nuk ka dyshuar tek ai.
Ndërsa shtoi se i uron Olsi Bylykut më të mirat në jetën e tij, ndërsa u shpreh se “nuk është fundi i botës”.
“Vetëm të mira, me gjithë shpirt e them. Nuk është fundi i botës, njerëzit afeksionohen, përfshihen shumë dhe e zmadhojnë gjënë jashtëmase. Vuajtja është e imja në fund të ditës, çfarë të shqetëson ty.
Ai nuk ka qenë tipi që të më linte vend për dyshime. Kam pasur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndenjur bashkë. E kishte fituar besimin tim ai”, u shpreh Egli.
Kujtojmë që Olsi Bylyku konfirmoi romancën e dashurisë me gazetaren Denada Lura, mbrëmjen kur ish-partnerja e tij u bë pjesë e Big Brother Vip.
Aktori i humorit publikoi në Instagram-it një foto duke treguar se po darkonte me partneren dhe e bëri tag në adresën në rrjetin social, duke lënë të nënkuptohet se jeta e tij ka vazhduar dhe nuk është i interesuar se ç’flitet për të.
Olsi Bylyku konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë në muajin gusht, pasi i dha fund marrëdhënies disavjeçare me këngëtaren Egli Tako.
Ai postoi foto me gazetaren duke e uruar për ditëlindje, por është kujdesur të mos i zbulojë imazhin duke bërë me blur fytyrën e saj.
“5 Gusht, urime ditëlindjen Amla”, shkruate aktori krahas imazhit, ku shfaqej i veshur matchy-matchy me partneren.
Aktori nuk ia zbuloi identitetin, por i drejtohej me ‘Amla,’ që po ashtu titullohet kënga që Olsi Bylyku publikoi.
Ai shprehej se këngën ia kishte dedikuar vajzës, që i qëndroi pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.
Në atë kohë, Denada mbylli rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zijenin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie.
Bërja publike e romancës së re, erdhi pasi Olsi Bylyku i dha fund lidhjes disa vjeçare me Egli Takon.
Gjatë kohës që kanë qënë bashkë çifti është shprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.
Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera. Brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Olsi ka thënë se:
“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti.
Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.
Asaj kohe këngëtarja Egli Tako ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.
Ndërsa është shprehur se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo ka theksuar se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive. Ajo nuk e ka mohuar se ndjen ende mall për të.
“Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- ka thënë ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al