31 Dhjetor, 2024

“Është një gjë komplet falso“ Banorja kritikon çiftin për lidhjen e tyre në BBV: E bëjnë për të qëndruar…


Një nga banorët e Big Brother Vip Kosova, Sara Kolami, ka reaguar së fundmi për marrëdhënien e Gjestit dhe Xhenetës, të cilët kanë krijuar një romancë me njëri tjetrin që në fillim të formatit.

Pasi primen e fundit është shfaqur një klip i dyshes duke u puthur dhe duke u përqafuar, Sara ka komentuar duke thene se e gjitha kjo nga ana e çitit është fallso dhe ata nuk ndjejnë asgjë për njëri tjetrin.

Ajo e ka cilësuar këtë lidhje si “komplet falso” dhe ka ngritur dyshime lidhur me motivet që mund të fshihen pas saj. Sipas Sarës, Xheneta po përdor këtë marrëdhënie si një strategji për të qëndruar më gjatë në shtëpi.

Është një gjë komplet falso. E shoh mënyrën e Xhenetës si një mundësi për të qëndruar edhe një javë apo dy më shumë këtu”, ka thënë Sara, duke e kritikuar ashpër sjelljen e Xhenetës dhe duke sugjeruar se ajo po manipulon për të përfituar nga situata.

Ky reagim i Sarës ka ndezur më tej diskutimet mes banorëve, të cilët janë të ndarë për natyrën e marrëdhënies mes Gjestit dhe Xhenetës, duke nxitur pyetje të mëtejshme për sinqeritetin e lidhjeve që krijohen në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al