21 Shkurt, 2018

33-vjeçarja poston fotot, historia e saj e trishtë pushton rrjetin


Një vajzë e re që kaloi vite duke fshehur trupin e saj dhe problemin e madh që e mundonte, ka vendosur që tashmë t’u tregojë të gjithëve sesi është trupi i saj në të vërtetë.

Ajo ka bërë publike disa foto në rrjetet sociale, të cilat më pas kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë publikuar nga mediat britanike, ku shihet se trupi i saj është i mbuluar nga qimet.

Leah Jorgensen, 33 vjeç, ka sindromën ovarian polycystic, një çrregullim hormonal i cili mund të shkaktojë hirsutism, ose rritje jonormale qimesh.

Që nga mosha 14 vjeçare ajo ishte përpjekur t’i fshehte flokët, duke veshur këmisha me mëngë të plota, me qafë të lartë dhe pantallona të gjata.

Por tani ajo ka vendosur që ta pranojë veten duke kërkuar edhe nga të tjetër të njëjtën gjë, pasi kjo nuk është një zgjedhje e saj por një problem që nuk po e lejonte të jetonte e qetë.

Panorama plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al