1 Dhjetor, 2017

4 vite pa Paul Walker, dedikimi emocionues i Vin Diesel : Pavarësisht sa larg je…


Paul Walker e filloi karrierën e tij në ekran që i vogël sa një foshnjë, kur ai luajti në një reklamë televizive për Pampers dhe më pas do të njihte vetëm suksese në jetën e tij deri ditën kur në mënyrë tragjike u nda nga jeta në 30 nëntor të vitit 2013.

Plot 4 vite më parë lajmi për humbjen e tij në një aksident tragjik tronditi Hollywood-in dhe mbarë botën e showbizit . Humbja e Paul preku veçanërisht bashkëpunëtorët e tij të ‘’Fast and Fourios’’ dhe kolegun e tij Vin Diesel, i cili e ka kujtuar përmes një fotografie dhe një mbishkrimi të postuar në rrjetin e tij social Instagram .

‘Pavarësisht sa larg je, edhe nëse je një çerek milje larg, ose një gjysmë rrugë larg nga bota, ti gjithmonë do të jesh pjesë e familjes”, ka shkruar Diesel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al