9 Tetor, 2017

4-vjeçares i plotësohet dëshira e saj e fundit, pamjet do t’u thyejnë zemrën


Historia e një vajze 4-vjeçare preku zemrat e të gjithëve, pasi fatkeqësisht ajo duket se i është “dorëzuar” sëmundjes vdekjeprurëse dhe mjekët i kanë dhënë jo më shumë se dy javë kohë.

Para se të zbulohej se vogëlushja kishte një tumor në kokë, me madhësinë e një limoni, prindërit e saj kishin bërë plan që vitin e ardhshëm të organizonin një ceremoni martesore.Paige-Miller (3)

Paige e lumtur për martesën e prindërve, u kishte kërkuar atyre se dëshironte të ishte “vajza e luleve”, e cila do të shoqëronte prindërit drejt altarit dhe do t’u hidhte lule përgjatë rrugës.Paige-Miller

Kur prindërve u tha se vogëlushja e tyre nuk kishte më kohë, ata mes dhimbjes e lotëve kërkuan që ta përshpejtonin ceremoninë dhe t’i plotësonin dëshirën e fundit të bijës, edhe pse ajo ishte në një gjendje të rënduar.Paige-Miller (2)

Çifti australian organizuan një festë në spitalin ku po kurohet vogëlushja, e së bashku me motrën e saj 2-vjeçare, ajo u vesh me të bardha dhe në kokë e duar mbante lulet.Paige-Miller (1)

Pamjet emocionuese janë shpërndarë në rrjetet sociale mijëra herë, e ndërsa “Mirror” shkruan se e vogla është ënde duke luftuar me sëmundjen e rëndë.Paige-Miller (5)Paige-Miller (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al