Një 41-vjeçar nga Pogradeci ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, nga ku ka kërkuar njohje.
Mondi tha se ka qenë i ‘lidhur me muhabet’, 5 vite më parë, por theksoi se është serioz dhe nuk ka puthur asnjë grua.
“Jam Mondi nga Pogradeci. Unë vetëm një herë kam qenë i dashuruar me një person, por ishte ndryshe nga ajo që shpresoja unë. Nga dashuri në besim që shpresoja, më doli në tradhti, ne nuk rrinim shumë bashkë. Kam 5 vjet që jam shkëputur nga ajo, e doja shumë. Unë isha i lidhur vetëm me muhabet, ishte dashuri e verbër për mua. Unë jam njeri serioz, nuk kam puthur ndonjë grua. Unë jam 41 vjeç, i virgjër”, tha Mondi.
41-vjeçari po ashtu shtoi se jeton në fshat dhe se ka punuar në emigracion dhe është marrë me bujqësi.
“Nuk më ka ardhur fati si duhet, kam dëshirë që punët e mia të ecin më mirë. Dëshira ime është të njihem me dikë që t’më përshtatet. Unë kam vendosur që të njihem me dikë dhe të jetojmë një jetë të lumtur. Unë jetoj në fshat. Unë kam punuar në emigracion dhe punë fshati. Unë kërkoj një vajzë të virgjër ose nëse ndonjërës i ka vdekur burri dhe ka shkuar vetëm me burrin që ka patur, e pranoj”, tha 41-vjeçari./klan/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al