28 Prill, 2022

45-vjeçarja me tre fëmijë akuzon ASAP Rocky-n se i ka shkruar fshehurazi Rihanna-s: Më ftoi në Ukrainë


Një nënë britanike e tre fëmijëve ka deklaruar se i fejuari i Rihanna-s, A$AP Rocky, i ka dërguar mesazhe fshehurazi për muaj të tërë, vetëm disa javë pasi mohoi thashethemet se ai e kishte tradhtuar këngëtaren me dizajneren e këpucëve Amina Muaddi.

‘The Sun’ raporton se një grua e quajtur Jilly O’Donnell, 45 vjeç, është kontaktuar nga dikush që duket të jetë reperi, 33 vjeç, në Instagram, ku ai ‘e bombardoi’ me mesazhe flirti. Sipas Jilly, komunikimi i supozuar mes saj dhe Rocky filloi në dhjetor 2021 dhe vazhdoi deri në fillimin e muajit të kaluar. Pretendohet gjithashtu se ai dikur i tha Jilly-t të takohen në Ukrainë. Në një mesazh të publikuar prej saj, shkruhet: ‘Jam keq. A do vish në Ukrainë? Nëse e zgjidh, mund të rregull që të vish edhe ti.’ Jilly i shkroi se nuk mundet prej pandemisë dhe sulmit rus. Ajo shkroi: ‘Nuk mund të shkoj në Ukrainë, nuk mund të përballoj as Krishtlindjet pas pandemisë. Plus kryeministri është një budalla dhe askush nuk lejohet askund. Duhet të vish këtu. Ukraina nuk duket ide e mirë.’

Rocky dyshohet se u përgjigj me: ‘Çfarë ju nuk mund të udhëtoni askund???? Kjo është e keqe. Unë sapo arrita këtu. Megjithatë, palestra këtu është e bukur. U shëndosha shumë javën e kaluar. Do të doja të kishim bërë stërvitje.’

Jilly pretendon se Rocky e kontaktoi në Instagram në dhjetor, por ajo fillimisht nuk e kishte idenë se kush ishte ai. “Pashë se kishte një tik blu në emrin e tij në Instagram, kështu që pyeta vajzat e mia. Më thanë se është i dashuri i Rihannës dhe menduan se ishte qesharake”, pohoi ajo. Rihanna dhe Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në dhjetor 2021, këngëtarja besohej se ishte të paktën katër muajshe shtatzënë.

Jilly pohoi se Rocky i kishte dërguar tre mesazhe për një hark kohor prej dhjetë orësh pa marrë asnjë përgjigje prej saj. Kur ajo iu përgjigj mesazheve të supozuara të reperit, ajo pretendoi se atij i pëlqeu komenti i saj me një emoji zemre dhe ata vazhduan të shkëmbyen dhjetëra mesazhe gjatë muajve të ardhshëm. Jilly pretendon se nuk e ka idenë se pse iu dërguan mesazhe nga reperi kur ai ka 14.7 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa ajo ka vetëm 1500 ndjekës. Faqja e Jilly-t është e mbushur me selfie në palestër, si dhe foto me bikini. Ajo është nënë e dy vajzave, 19 dhe 17 vjeç, si dhe një djali 22 vjeç.

Ajo i tha The Sun se nuk e ka takuar reperin në Ukrainë, por gratë e tjera ndoshta do ta kishin bërë për shkak se është i famshëm. Ajo shtoi se shumë gra do të përfitonin nga shansi për të takuar një reper të famshëm dhe të pasur. Në përfundim ajo tha se asgjë nuk ndodhi dhe e gjitha ishte një bisedë shumë e shkurtër dhe funny, duke shtuar se shpreson që Rocky dhe Rihanna të jenë shumë të lumtur së bashku.

Deklaratat e Jilly-tvijnë vetëm disa javë pasi Rihanna u përfol se ishte ndarë me babanë e fëmijës së saj pasi e gjeti atë duke e tradhtuar me stilisten Amina Muaddi. Por Amina i mohoi me shpejtësi thashethemet në një deklaratë, duke shkruar: “Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një që është kaq e poshtër. Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse – nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve. As gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të famshme në jetën e dikujt”, vazhdoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al