Një 46 vjeçar i cili ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortes së tij, 29 vjeçare, ka rrëfyer të gjithë këtë histori si dhe problemin e madhe që i ka ardhur më pas.
Në një letër drejtuar psikologes së “ The Sun”, ai shkruan:
E dashur psikologe Deidre…
Unë kam një probleme shumë të madh dhe dua ndihmën tuaj sepse ndihem i dëshpëruar.
Unë kisha 7 vite i martuar dhe lidhja jonë shkonte për mrekulli. Nga kjo martesë unë kam edhe një djalë 6 vjeç.
Gruaja ime ishte shumë e dhënë pas familjes dhe i pëlqente shumë të rrinte në shtëpi dhe të kujdesej për ne.
Edhe pse unë herë pas here i thoja që të dilte dhe të argëtohej me shoqërinë e saj, ajo sërish nuk kishte dëshirë.
Por vitin e fundit, ajo filloi të humbte shumë peshë pas dietës, ndryshoi stilin e veshjes dhe u bë shumë më e bukur nga sa ishte më parë.
Më pas filloi t ë dilte edhe me shoqërinë e saj, madje edhe natën vonë. Unë ndihesha mirë që e shikoja të argëtohej.
Por më pas ajo më kërkonte që të shkonte dhe të flinte tek një shoqja e saj, por e bënte shumë shpesh, gati dy herë në javë.
Pasi fillova të dyshoja, i kontrollova telefonin dhe i gjeta mesazhet me një mashkull tjetër, të cilin e kishim komshi.
Kur i kërkova llogari, në fillim ajo nuk e pranoi por më pas më pohoi se kishte një lidhje me të dhe se nuk ndiente më asgjë për mua. Në ato çaste u nevrikosa shumë dhe duke i bërtitur i kërkova që të largohej nga shtëpia. Ajo nuk e mendoi dy herë, bëri gjërat gati dhe bashkë me djalin iku tek shtëpia e tij.
Tani ata jetojnë së bashkë dhe unë ndihem i dëshpëruar dhe nuk arrij të mendoj dot jetën pa ta. Më thoni një mënyrë sesi ta kthej pas dhe të shpëtoj martesën time?!
Përgjigjja e psikologes:
Më vjen shumë keq dhe do të doja shumë që të kisha një ide sesi mund ta fitoje sërish.
Ndërkohë, ti mund t’i shkruash dhe t’i shprehësh ndjenjat e tua duke i treguar se e ke falur dhe se dëshiron që të kthehet pas.
Por deri atëherë, fillo të mbledhësh veten!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al