7 Janar, 2018

46-vjeçarja: Vajza më kapi duke kryer marrëdhënie me të dashurin e saj, por e keqja ishte…


Një 46 vjeçare i ka shkruar psikologes së “The Sun”, duke i rrëfyer historinë e saj si dhe duke i kërkuar një këshillë për veprimin që ka bërë.

Letra e gruas:

“Unë jam 46 vjeçe dhe kam nisur një marrëdhënie seksuale me një djalë sa gjysma e moshës sime. Eksperienca ishte e mahnitshme, por nuk ia vlen fare krahasuar me fajin e madh që ndjej. Problemi i madh është se unë nuk më pëlqejnë fare meshkujt e moshës sime por ata shumë vite më të vegjël se unë.

Unë kam pasur marrëdhënie të panumërta me të rinjtë, por ata dukej se humbnin interes shpejt. Pastaj të gjithë thonë të njëjtën gjë, se ata kanë kuptuar se gjërat nuk do të funksiononin për shkak të hendekut të moshës midis nesh. Të gjithë përveç një.nintchdbpict000376515428

Vajza ime po jetonte me mua në atë kohë. Ajo është 22 vjeçe dhe kishte mbërritur në shtëpi pas përfundimit të universitetit. I dashuri i saj ishte 23 vjeç dhe ai dukej i përshtatshëm dhe ndihesha vërtet e lumtur për të.

Pastaj erdha një ditë në shtëpi dhe e gjeta në dhomën time, duke u vetëkënaqur në dush me disa nga rrobat e mija. Duhet ta kisha nxjerrë jashtë nga shtëpia, por në vend të kësaj unë e joshja atë dhe i tregova se çfarë mund të bëjë një grua e rritur e pjekur.

Ne vazhduam të kishim marrëdhënie seksuale në heshtje për aq sa mundeshim. E dija se po luanim me zjarr, por ne vazhdonim ende, derisa një ditë, vajza ime hyri dhe na kapi mat.

Ajo më sulmoi duke qarë dhe u largua ditën tjetër dhe shkoi për të jetuar me një mik. Ish-dashnori i saj ende jeton me mua dhe ai është çmendurisht i dhënë pas meje. Seksi është ende i vrullshëm, por e di që ai është shumë i ri dhe është kaq i papjekur.

Vajza ime betohet se nuk do të më flasë kurrë më. Unë me të vërtetë nuk e fajësoj fare atë dhe po mbytem në faj çdo ditë…”

Përgjigjja e psikologes:

Ju thoni se jeni mbytur në faj, prandaj pse të mos i tregoni këtij të riu që duhet të largohet? Duhet ta dini se nuk ka shanse pajtimi me vajzën tuaj, ndërsa ai është ende në shtëpinë tuaj.

Si mund të jetë më e rëndësishme kjo marrëdhënie sesa marrëdhënia me vajzën tuaj?

A prishet lidhja me vajzën? Çfarë ju bën të tërhiqeni nga burra të rinj? Unë mendoj se ka një histori prapa që nuk e keni shpjeguar. A ka pasur trauma në të kaluarën tuaj, e cila ende mund të prekë zgjedhjet tuaja sot?

Mos vazhdoni në këtë drejtim të verbër, vetëshkatërrues. A keni menduar për këshillimin e mbështetjes? Kjo mund të të ndihmojë që të merresh me lëndimet nga e kaluara. Ndërkohë, tregojeni përsëri vajzën tuaj se ju vjen keq dhe tregojeni këtë duke i dhënë fund kësaj çështjeje vdekjeprurëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al