2 Tetor, 2017

5 arsyet se përse duhet të hiqni dorë nga xhinset e ngushta


 

Nëse tentoni ta kujtoni fëmijërinë sigurisht që do ju vij ndërmend edhe fakti se keni urryer xhinset e ngushta sepse gjithmonë kanë qenë jopraktike pasi nuk keni mundur të luani pa mundime.

Edhe pse xhinset e ngushta ofrojnë mundësinë që të dukeni moderne dhe atraktive, tani ky trend është duke humbur betejën ndaj xhinseve me qepje të drejtë. Më poshtë ju sjellim edhe 5 arsyet pse duhet të hiqni dorë nga xhinset e ngushta:

Nuk janë të mira për shëndet.   Ndoshta kjo arsye është e para dhe më e mira pse duhet që të hiqni dorë nga xhinset e ngushta. Ato ndikojnë në qarkullimin e gjakut, dëmtojnë indet nervore dhe mund të shkaktojnë paraqitjen e problemeve të shumta.

 

Nuk janë praktike për pushim.Kur vini në shtëpi pas ditës së mundimshme në punë, sigurisht që nuk mund të shtriheni dhe të pushoni në xhinse të ngushta pasi nuk do ua japin ndjenjën e relaksimit.

 

Nuk i përshtaten çdokujt.  Pa marrë parasysh se sa mundoheni që të visheni me xhinse të ngushta, edhe pse e bëni me çfarëdo çmimi, ato nuk janë të përshtatshme për të gjitha femrat. Dukeni mirë me to nëse keni këmbë të holla dhe të gjata, stomak të rrafshët, ndërsa në të kundërtën rrezikoni të dukeni qesharake.

“Boyfriend” xhinset janë më të përshtatshme.  Pranojeni lirisht se me xhinse të ngushta nuk do të dukeni asnjëherë aq mirë, moderne dhe e relaksuar siç është rasti me xhinset e modelit “boyfriend”.

 

Theksojnë format trupore në mënyrë të keqe.  Do dukeni sikur keni vithe gjigande dhe këmbë të holla, gjë që nuk mund të ketë efekt të mirë për syrin. Në vend të xhinseve të ngushta, modelet më të gjera të xhinseve do ju mundësojnë t`i mbuloni papërsosmëritë e jo ti theksoni ato.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al