14 Shtator, 2017

5 destinacionet, të cilat duhet t’i vizitoni në stinën e vjeshtës


Shumë nga ne kërkojmë të arratisemi nga puna apo nga ambientet e familjes për një periudhë sado të vogël. Do të ishte bukur të ndërmerrnim një udhëtim në një destinacion që të fal qetësinë dhe kënaqesinë njëkohësisht.

Sigurisht që në sezonin e vjeshtës më së shumti sugjerohen vende të profilit kulturor dhe panoramik, që mund të gjenden në Shqipëri dhe jashtë saj. Por në këtë rast kam vendosur t’ju sugjeroj disa vende jashtë Shqiperisë…të lehta për tu vizituar dhe të bashkangjitura me një përshkrim se ç’mund të zgjedhim të ndalojmë në secilin vend.

 

Viena ( Austri). Kryeqyteti i Austrisë, Vjena është një nga vendet më të vizituara në periudhën e vjeshtë-dimër.  Përveç peisazheve fantastike që posedon Vjena është një qytet plot histori dhe art. Për shumë nga ne kuriozët që e duam historinë dhe artin, jua siguroj që Vjena është një arkiv mjaft i pasuruar me histori dhe art shekullor.

Hallstatt (Austri). Fshati Hallstatt ndodhet në këmbët e malit Salzkammergut, me shtëpi alpine, ballkone me lule dhe një kishë e stilit gotike shekullin e 16-të. Panorama është më e bukur në Vjeshtë. Maja e malit arrihet me teleferik.

Fshati është pasuri e cila mbrohet nga UNESCO. Merrni trenin nga Viena dhe pas 3 orësh do të zbuloni fshatin e njohur për tunelet nëntokësore mbi 3 mijë vjeçare të kripës që depërtojnë deri në zemër të malit.

 

Provence (Francë).  Një krahinë që të magjeps në çdo stinë, jo vetëm kur fushat çelin livandon e famshme. Merrni me qera një vilë dhe kundroni një panoramë të pazakontë, ku gjithçka kthehet në ar nga e florinjta e vreshtave që përqafojnë kodrinat.

 

Shijoni festivalin e çokollatës dhe gështenjave që serviren si gostitje. Shijoni verërat më të mira në botë, esencat e livandos, nga sapunët tek parfumet, që më të mira së këtu, nuk i gjeni në asnjë vend tjetër.

 

Baden Baden (Gjermani)

I famshëm për burimet e ujërave termale që nga koha e romakëve, këtu gjen një SPA në natyrë. Një destinacion elegant për ata që dashurojnë ujërat termale, stilin e lartë dhe një pamje piktoreske. Arkitektura e rezidencave është unike, ku bie në sy luksi, eleganca dhe mondaniteti.

 

Myra (Turqi). Prej së largu gjithçka i ngjan një fshati në miniaturë mbi shkëmb, por në fakt qyteti i të vdekurve Myra është vetëm një varrezë. Ndryshe nga faraonët që varroseshin në Piramida, këtu atyre u ndërtohej një banesë mbi shpatin e malit shumë pranë tempullit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al